+389 31 475 600

info@detoil.com.mk

EUROSUPER-95 BS
0.00
den/l.
EUROSUPER-98 BS
0.00
den/l.
EURODIZEL (D-E V)
62.00
den/l.
LPG
29.50
den/l.

Rreth Nesh

HISTORIA

Shoqëria për prodhim dhe tregti me shumicë dhe pakicë, import-eksport DETOIL DOO Kumanovë është e themeluar më 26.07.1993 me veprimtarinë themelore për tregti me pakicë të derivateve të naftës. Kompania filloi si biznes familjar i themeluar nga babai dhe dy djemtë dhe kjo strukturë pronësore nuk është e ndryshuar deri më sot. Drejtori i parë Grozde Karanfilovski në vitin 2008 shkoi në pension, dhe në vendin e tij është emëruar djali i tij më i ri Dejan Karanfilovski.

Në vitin 1994 filloi me punë pika e parë e karburantit në komunën Staro Nagoriçane. Shtrihet në sipërfaqe prej 3000 m2 dhe është me kapacitet të rezervuarëve prej 300m3. Në kuadër të pikës së karburantit gjendet market, ku mund të furnizoheni me paletë të gjerë të vajrave motorikë dhe produkte për konsum të gjerë.

Pika e dytë e karburantit, e lokalizuar në autostradë në seksionin Tabanovce - Kumanovë stacioni 6,8km në të djathtë, filloi me punë në vitin 1997. Në rrethin e pikës së karburantit gjendet edhe ndërtesa administrative e kompanisë DETOIL. Pika e karburantit shtrihet në sipërfaqe prej 12500m2 dhe është me kapacitet të rezervuarëve prej 300 m3. Në këtë hapësirë është ndërtuar edhe parking për automjete komerciale ngarkimi. Me kalimin e kohës sipërfaqja prej 12500m2 u zmadhua në 58000m2 dhe në vitin 2008 një pjesë e hapësirës është lëshuar për Terminalin doganor, që funksionon edhe sot. Të njëjtin vit në kuadër të pikës së karburantit është hapur restoranti Fresh me sipërfaqe prej 200 m2 hapësirë e mbyllur dhe 50 m2 hapësirë e hapur për argëtim. Kapaciteti i këtij restoranti është me 62 vende brenda dhe 34 vende në hapësirën e hapur.

Në vitin 2005 u hap pika e tretë e karburantit në lagjen Vera Kotorka (rruga rajonale Kumanovë Sveti Nikole në anën e majtë) ku, ndryshe nga dy pikat e tjera të karburantit, ofrohet edhe gaz i lëngshëm nafte. Pika e karburantit shtrihet në hapësirë prej 8000 m2 me kapacitet të rezervuarëve prej 150 m3 për derivate të lëngshme dhe 25m3 për gaz të lëngshëm nafte. Në kuadër të pikës së karburantit gjendet bufe moderne në të cilën ofrohen produkte brumi të pjekura, pije joalkoolike dhe pije alkoolike.

Në vitin 2011 u hap pika e katërt e karburantit, e lokalizuar në rr. Pero Nakov 108 a, në Shkup, menjëherë afër marketit - Super Tineks. Në parcelën e ndërtimore prej 5000 m2, përkrah pikës së karburantit është ndërtuar edhe objekt administrativo-afarist me sipërfaqe prej 1400 m2 në bazë, domethënë me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej rreth 5000 m2. Kapaciteti i rezervuarëve është 120 m3 për derivate të lëngshme dhe 25m3 për gaz të lëngshëm nafte. jesë përbërëse e kësaj pike karburanti është marketi me asortiment të gjerë të produkteve dhe restoranti Fresh me kapacitet prej 34 vende brenda dhe 10 vende në hapësirën e hapur.

MENAXHIMI

Dejan Karanfilovski | Guvernator

+389 31 475607

+389 31 475609

Aleksandar Krstevski | Sektori komercial

+389 31 475605

+389 31 475608

Biljana Karanfilovska | Kontabiliteti i sektorit

+389 31 475417

+389 31 475609

Milena Aleksovska | Sektori ligjore

+389 31 475423

+389 31 475609

MISIONI

  • Detoil DOO, i mundëson derivatet më cilësore të naftës në të gjitha pikat tona të karburantit dhe ofron asortiment të gjerë të aksesorëve për automjetet tuaja.
  • Ne e maksimizojmë kënaqësinë e konsumatorëve tanë duke u ofruar paletë të gjerë të shërbimeve që duhet t’i posedojë një stacion karburanti.
  • E mbrojmë mjedisin tonë rrethues dhe interesin e bashkëpunëtorëve dhe klientëve tanë.

VIZIONI

  • Detoil DOO synon drejt implementimit të standardeve më moderne për funksionimin e pikave të karburantit.
Top